12 persona janë plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike pranë aeroportit të Kajros, raporton agjencia shtetërore e lajmeve egjiptiane MENA.
Ata janë shtruar në spital, por natyra e lëndimeve të tyre ende nuk dihet.
Një zëdhënës i ushtrisë tha se shpërthimi u shkaktua nga “temperaturat e larta” në një depo të karburantit.
Trafiku ajror në aeroport nuk është prekur nga ky rast, konfirmoi ministri i aviacionit të Egjiptit Younis al-Masri.