Fondi për Thaçin nxit dyshime për keqpërdorime

Aktuale

Fondi për Thaçin nxit dyshime për keqpërdorime

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 13:06
Hashim Thaçi

Pos institucioneve të shtetit që kanë ndarë rreth 20 milionë euro për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar, potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara. Edhe familja e ish presidentit Hashim Thaçi e ka themeluar një fond.

Derisa avokatët kanë kërkuar pagesat e para nga Ministria e Drejtësisë e cila ka pranuar disa kërkesa nga avokatët për pagesën e tyre lidhur me mbrojtjen e të akuzuarve pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, por nuk dihet kur do të nisin pagesat.

Vëllai i tij Idriz Thaçi, ka themeluar fondacionin “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit”, ku qytetarët mund të kontribuojnë.

Rreth 20 milionët e ndarë nga shteti duket se janë shuma të vogla, duke u nisur nga  gjenerali kroat  Ante Gotovina, i cili ishte në procedurë pranë Tribunalit për Ish Jugosllavi ICTY dhe të cilit thuhet se i ka kushtuar sipas medieve kroate afër 33 milionë dollarë. 

Nga kjo  mund të vlerësohet  se shuma e ndarë nga shteti as për së afërmi nuk mund ti mbuloj shpenzimet e avokatëve e ku  dyshohet se do të jenë rreth 100 të akuzuar nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Analistët janë vlerësime të ndryshme për fondin e krijjuar nga familja e ish presidentit.

Analisti Ehat Miftaraj, tha për "Syri", se themelimi i fondit për përkrahje juridike të Presidentit Thaçi nuk është në kundërshtim me ndonjë ligj në Kosovë. 

Sipas tij ajo çka është me rëndësi është fakti se ndihma juridike në raste të tilla duhet të bazohet vetëm në baza vullnetar, pa kurfarë udhëzimi apo ndikimi.  

"Sikurse, është tepër e rëndësishme që ky fond të udhëhiqet mbi bazën e parimit të transparencës dhe llogaridhënies ku çdo ndihmë dhe çdo shpenzim duhet të raportohet në publik", tha Miftaraj.

Ndërsa analisti Blerim Burjani, tha se siç dihet qartë shteti i Kosovës ka ndarë buxhet të nevojshëm për mbrojtje juridike.

Ai shtoi se fonde të tilla janë private, fond formon qeveria përmes ligjit që e aprovon kuvendi, këto janë xhirollogari private si në kohën e Ramushit që ishte themeluar një xhirollogari private dhe u quajke fond.

"Fondet e tilla janë private vështirë të mbikqyren nga shteti dhe meaxhimi i tyre bëhet nga individ. Nuk ka mekanizëm kontrolli për shpenzimet", tha Burjani.

Analisti shtoi se tash Kosova nga buxheti vet mbulon punën e avokatëve e janë ndarë 20 milion euro dhe sipas të dhënave zyrtare avokatët e tyre kanë filluar të kërkojnë pagesat e tyre, shteti ka për obligim të bëjë pagesën me kërkesat e bëra.

Derisa nga Ministria e Drejtësisë tregojnë se buxheti i ndarë për mbështetje financiare personave të akuzuar, të dyshuar ose të përfshirë potencial për vitin 2020 përmes Ligjit nr. 07/L-014 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit me nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës ka paraparë ndarjen e mjeteve në vlerë prej 7 milion euro dhe vlera prej 13 milion euro është e ndarë në kontigjencat e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, me qëllim që institucionet e Republikës së Kosovës të jenë të gatshme t’i përmbushin obligimet ligjore të parapara me Ligjin nr. 05/L-54 për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore Pranë Dhomave të Specializuara.
 
"Tani për tani nuk mund të dimë nëse do të jetë i mjaftueshëm buxheti i ndarë sipas Ligjit nr. 07/L-014 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit me nr. 07/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, meqë nuk mund të parashohim se sa do të jenë kërkesat për mbështetje financiare nga personat e akuzuar, të dyshuar ose të përfshirë potencial", thonë nga MD-ja.

Ndërsa Niq Krasniqi, një aktivist në Vjenë ka publikuar disa fakte dhe ka hedh dyshime të forta mbi krijimin  e Fondacionin për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas mbledhja e parave për të, mundet shumë lehtë të bëhet për shpëlarje parash.

Ai mendon se mbledhja e këtyre parave është e dyshimtë. 

Niq Krasniqi e quan "fondacion i Hashimit dhe plani i mashtrimit"

Sipas tij një 'fondacion' në emër të Hashimit që për qëllim ka që me para të Klanit Pronto e të pasurive të tjetërsuara të blejë një "përkrahje qytetare"

Ai shton se një 'përkrahje qytetare' për Hashimin si skemë e mashtrimit për ndarje të grupit të të akuzuarve në Gjykaten Speciale.

Një 'fondacion' që paralajmëron se tash edhe të akuzuarit e tjerë mund të dalin me plane te njejta si Hashimi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat