Haradinaj shpërthen në akuza ndaj Prokurorisë

Aktuale

Haradinaj shpërthen në akuza ndaj Prokurorisë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 07:13
Nasim Haradinaj

(E plotësuar 12:04) - Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka dalë sot për herë të parë si i akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Haradinaj në fjalimin e tij tha se Prokuroria Speciale duhet të kërkojë fajin në Kosovë për nxjerrjen e dokumenteve sekrete, e jo te OVL të UÇK-së pasi nuk ka pasur qasje në to.

Haradinaj tha se të hidhet përgjegjësia tek ai dhe Gucati për ato dokumente është çmenduri.

Ai Prokurorinë Speciale e konsideroi si prokurori korruptive që ka për qëllim njollosjen e luftës çlirimtare dhe dënimin e udhëheqësve të ushtarëve.

“Para së të dekalarohen dua të them se për mua dhe për ata që kanë pakë logjikë  nuk ka si të kuptohet ndryshe se kjo prokurori duhet ta heq vëmëndjen nga vetja dhe të kërkojë fajin krejt diku tjetër kund tjetër, pra në Kosovë.

Siç edhe po shihet Kosova dhe qytetarët e saj janë fajtorët e saj. Pra, ne duhet të përgjigjemi se pse u dolën  sekrtetet e tyre.

Ato nuk ishin as dy fletë, por me mijëra fletë, OVl-UÇK nuk ka pasur qasje as nuk mund të fajësohet për nxjerrjen e dokumenteve nga sirtarët.

Nga ne dhe qëndrimet tona nuk keni çfarë të prisni, sepse qëndrimi ka qenë publik. Këtë e kemi thënë dhe mohimi i faktit duke anashkakluar se kush i nxori e kush i solli në Kosovë e në selinë tonë e tani ta marrin ne përgjejgësinë  e tyre është një çmenduri, për t’i larë fajet e kësaj sigurie është absurde.

Për mendimin tim kjo prokurori është politike, selektive dhe e një anshme. Është edhe e korruptuar, sepse ndryshe nuk do u dilte i gjithë ai material nga zyrat e tyre dhe kjo prokurori ka dy qëllime: mundohet t’i njollosë luftën dhe ushtarët dhe po mundohet t’i dënojë përfaqësuesit e këtyre ushtarëve.

Do të vendosë avokati se kur do të dekarohem për pafajësinë apo fajësinë time.

Unë më nuk flas, por do të flas vetëm përmes avokatit”, tha ai.

***

Nasim Haradinaj nuk është deklaruar për fajësinë apo pafajësinë në Gjykatën Speciale.

Kjo pasi që siç ka thënë avokati i sapoemëruar i tij, ai nuk ka pasur kohë që ta lexojë aktakuzën.

Madje ka thënë se për këtë ka folur vetëm 10 minuta me Haradinajn.

“Unë desha të them që kam pasur vetëm 10 minuta kohë për të folur për aktakuzën”, ka thënë avokati.

Pas kësaj, do të caktohet një seancë e re ku do të bëhet deklarimi për fajësinë.

Haradinaj shpërthen në akuza ndaj Prokurorisë

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj ka mbajtur fjalim sot në Gjykatën Speciale.

Haradinaj ka shpërthyer në akuza ndaj Prokurorisë së Specializuar, duke e quajtur të korruptuar.

Tutje, Haradinaj ka thënë se Prokuroria e Specializuar po do që ta heq fajin nga vetja e saj dhe ta hudh diku tjetër.

“Para se të deklarohem: Për mu dhe atë që ka një pikë logjikë, s’ka si kuptohet ndryshe vetëm se si kjo prokurori po do ta heq vëmendjen nga vetja e saj dhe po kërkon fajin diku tjetër. Siç edhe po shihet këtu, Kosova dhe qytetarët janë fajtorë. Ne duhet të përgjigjemi se pse u dolën sekretet e tyre.   Ato ishin me mijëra fletë. OVL s’ka pasur qasje, dhe s’mund të fajësohet për nxjerrjen nga sirtarët. Në vend timin do të duhej të ishin kolegët e kësaj prokurorie apo ndonjëri nga vet këta”, tha ai.

Madje tha se kjo që po ndodhë tani është çmenduri.

“Nga ne nuk keni çka pritni apo befasoheni sepse ka qenë publik. Mohimi i faktit duke anashkalu se kush i nxori nga sirtarët e prokurorisë këto dokumente, e kush i solli në selinë tonë, e të mbahemi ne fajtor është çmenduri dhe aspak drejtësi. Kjo është absurd i kësaj prokurorie në këtë shekull . Kjo prokurori është selektive, dhe e njëanshme. Me këtë veprim të tyre, po dyshoj që është edhe e korruptuar, sepse nuk do t’u dilte ndryshe gjithë ai material. Kjo prokurori haptaz po mundohet që të njollosë UÇK-në, e të dënojnë përfaqsuesit e veteranëve”, deklaroi tutje Nasim Haradinaj.

 Nasim Haradinaj, gjyqtarit: Drejt po të them, as nuk e kam lexu aktakuzën

Ka nisur në Gjykatën Speciale seanca ndaj nënkryetarit të OVL-së, Nasim Haradinaj.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou e ka pyetur Haradinajn se a e ka marrë dhe parë aktakuzën ndaj tij.

E Haradinaj i është përgjigjur atij duke i thënë se ka pa një dokument që është aktakuzë, por as që e ka lexuar.

“Kam nënshkru një dokument që kam pa që është aktakuzë, drejt po të them as lexu s’e kom”, ka thënë ai, duke iu përgjigjur gjyqtarit të procedurës paraprake.

Pas kësaj, Haradinajt i janë lexuar gjashtë pikat e aktakuzës. 

Nasim Haradinaj del para Speciales 

Ka nisur seanca në Speciale kundër nënkryetarit të OVL-së, Nasim Haradinaj.

Kjo është seanca e parë e Haradinajt që pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij.

Mbi Haradinajn rëndojnë akuzat që lidhen me administrimin e drejtësisë.

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të bëhet paraqitja e parë e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Në orën 11:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara mbahet paraqitja e parë e Nasim Haradinajt, ndërsa në ora 14:00 ajo e Hysni Gucatit.

Më 25 shtator, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Paraqitja e parë e Haradinaj si i dyshuar u mbajt më 29 shtator dhe paraqitja e parë e Gucati si i dyshuar u mbajt më 1 tetor, ndërsa pas konfirmimit të aktakuzës tash fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat