Deputetja e PDK-së: Diasporës u japim përparësi në trafik dhe ua lëshojmë rendin në market

Aktuale

Deputetja e PDK-së: Diasporës u japim përparësi në trafik dhe ua lëshojmë rendin në market

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 11:16
Besa Ismaili

Partia Demokratike e Kosovës duket se në këto zgjedhje të përgjithshme po fokusohet mjaftë shumë në diasporë.

Siç duket vota e qytetarëve të cilët janë në diasporë do të luajë mjaftë rol të rëndësishëm tek ata.

Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili së fundi tha se mërgimtarët s’kërkojnë më shumë se një rend në market, një lirim parkingu apo një përshëndetje në rrugë.

Ajo shtoi se ndjen mirënjohje për diasporën.

Postimi i plotë:

Kur i shohim me tabela t’huaja, u japim përparësi n’trafik; ua lirojmë parkingun, tavolinën n’kafé, rendin n’market. I nxisim femijët të luajnë me femijët e tyre!

Një lakim koke n’vend të përshendetjeve n’rrugë…

Zatën ata s’kërkojnë më shumë se kaq!

Po ju?

#Mirënjohje #Diaspora ❤️

#Repost.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat