​Onkologjia pajiset me akcelerator linear

Aktuale

​Onkologjia pajiset me akcelerator linear

Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:26
Armend Zemaj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj prezantoi sot pajisjen akcelerator linear në Klinikën e Onkologjisë, projekt ky i financuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK.

Ai me këtë rast ka thënë se ky aparat do t’iu ndihmojë pacientëve të Onkologjisë, pasi këta të fundit për këtë shërbim kanë shkuar në vende të huaja për mjekim.

Përmes kësaj pajisjeje, Zemaj tha se shpreson të lehtësojë trajtimin e pacientëve të onkologjisë.

Zemaj: Besojmë që sa më shumë njerëz të mbajmë në jetë

“Sot keni parë se është duke u vendosur akcelerator linear një projekt investim nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK. Besoj dhe shpresoj ngarkesat të cilat i kanë profesionistët tanë shëndetësorë në Onkologji, trajtimi i cili bëhet me dinjitet me vendosjen e re të kësaj pajisje. Shpresojmë dhe besojmë që sa më shumë njerëz të mbajmë në jetë dhe t’u lehtësohet trajtimi i tyre, në trajtim dinjitoz, të cilin e meritojnë qytetarët tanë”, tha Zemaj.

Ndërsa Ilir Kurteshi, drejtor i Institutit të Onkologjisë tha se ky aparat do t’i ndihmojë shumë sidomos shërbimin e radioterapisë.

Kurteshi: Onkologjia në Kosovë shënon një përparim shumë të madh

“Me vendosjen e aparatit të ri akceleratorit, onkologjia në Kosovë shënon një përparim shumë të madh sidomos sa i përket shërbimit të radioterapisë, pasi që në Kosovë për herë të parë, do të aplikohen teknika të reja të rrezatimit siç është IMRT dhe nga fillimi ose mesi i muajit maj, pacientë tanë të cilët kanë pasur nevojë për këto shërbime dhe është dashur të shkohet jashtë Kosovës. Tash këto do ta marrin në Klinikën tonë, dhe në këtë mënyrë shërbimet dhe kualiteti i shërbimeve shëndetësore sidomos këtyre onkologjike dhe mënyra e trajtimit të këtyre pacientëve shënon avancim, në mënyrat më të sofistikuara të mjekimit që ne tashmë i realizojmë dhe me futjen edhe te ilaçeve të reja që pritet gjatë muajve të ardhshëm të vijë te në siç është imunoterapia, ne do të bëjmë një hap shumë të madh në mënyrën e trajtimin e pacientëve onkologjikë”, tha Kurteshi.

Ndryshe, kanceri është një emër i përgjithshëm i një grupi prej më shumë se 100 sëmundjesh. Megjithëse ka shumë lloje kanceri ,të gjitha fillojnë si rezultat i rritjes anormale dhe të pakontrolluar të një qelize të vetme. Kjo sëmundje e rëndë që mund të shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit është përgjegjëse për një përqindje të lartë të vdekjeve në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat