Haradinaj përkujton të rënët e demonstratave të 89′: Falë tyre u bë kthesa në përpjekjet për liri dhe pavarësi

Aktuale

Haradinaj përkujton të rënët e demonstratave të 89′: Falë tyre u bë kthesa në përpjekjet për liri dhe pavarësi

Më: 28 mars 2021 Në ora: 19:58
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj nga AAK ka përkujtuar demonstratat e 27-28 marsit 1989.

Ai tregon që në Deçan gjatë këtyre demonstratave ranë Agim Kukleci, Ismet Qorraj, Salih Hadërgjonaj dhe Mujë Mehmetaj.

Haradinaj thotë se falë veprës së tyre u bë kthesa e madhe për liri e pavarësi.

Postimi i tij i plotë:

Pas suprimimit të Autonomisë së Kosovës më 23 mars 1989, populli i Kosovës nuk kishte çfarë të humbasë më shumë. U ngritën në këmbë i madh e i vogël, e u hodhën në demonstratat e fuqishme të 27-28 marsit 1989.

Në këto demontrata të përgjakshme, në ballë të demonstruesve, në qendër të Deçanit, duke u konfrontuar me policinë dhe ushtrinë serbe, ranë heroikisht; Agim Kukleci, Ismet Qorraj, Salih Hadërgjonaj dhe Mujë Mehmetaj.

Falë veprës së tyre dhe të shumë dëshmorëve të tjerë, u bë edhe kthesa e madhe në përpjekjet për liri dhe pavarësi.

Lavdi për jetë e mot!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat