Dalin pamjet e municionit që iu konfiskua të dyshuarit për vrasjen në Pejë

Aktuale

Dalin pamjet e municionit që iu konfiskua të dyshuarit për vrasjen në Pejë

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:47
Faton Brahimi

Faton Brahimi po kërkohet nga Policia e Kosovës për vrasjen e djeshme të familjarit të tij Bashkim Brahimaj, në Novosellë të Pejës.

Policia e Kosovës ka shpallur person në kërkim, të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Novosellë të Pejës, e cila dyshohet të jetë bërë për çështje pronësore.

Faton Brahimi, 47 vjeç kërkohet për vrasjen e Bashkim Brahimit ,ndryshe kushëririt të tij.

Në raportimet e para u theksua se Brahimi kreu vrasjen me armë AK-47, në sy të familjarëve të tjerë.

E nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur armë të shumta.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitroloz, një pistoletë, pajisje për pastrim të armës, 890 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pesë predha poashtu kalibra të ndryshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat