Buxhovi publikon pamje të rralla: Kur kërkohej liri dhe demokraci për Kosovën

Aktuale

Buxhovi publikon pamje të rralla: Kur kërkohej liri dhe demokraci për Kosovën

Nga: N. H Më: 30 maj 2021 Në ora: 14:33
Joseph J. DioGuardi dhe Jusuf Buxhovi

Shkrimtari dhe historiani i njohur, Jusuf Buxhovi, përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka ndarë disa çaste të veçanta nga një manifestim ku kërkohej liria për Kosovën.

Buxhovi tregon se në këtë manifestim morën pjesë një numri i madh intelektualësh nga Kosova.

Ja shkrimi i Buxhovit:

Përkujtesë historikë, Nju Jork, 30 prill 1990

KUR KËRKOHEJ LIRI DHE DEMOKRACI PËR KOSOVËN

Çaste mbresëlënëse nga manifestimi “Liri dhe Demokraci për Kosovën”, organizuar nga Lidhja Shqiptaro-amerikane - bartëse e të gjitha veprimtarive që lidheshin me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në nivelet më të larta amerikane, e ku morën pjesë një numri i madh intelektualësh nga Kosova, shumë prej tyre të kyçur tashmë në lëvizjen kombëtare që kishte marrë përsipër çlirimin nga pushtimi serb si dhe vendosjen e saj në binarët e pandalshëm të shtetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat