Lauka e quan arbitrar vendimin e Gjykatës së Apelit për hidrocentralet në Lumbardh

Aktuale

Lauka e quan arbitrar vendimin e Gjykatës së Apelit për hidrocentralet në Lumbardh

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 07:30
Lumbardh

Ish-ambasadori shqiptar në Kosovë Islam Lauka ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për hidrocentralet e Lumbardhit.

Sipas tij, Gjykata e Apelit të Kosovës rrëzoi vendimin e Gjykatës Themelore për pezullimin e lejeve mjedisore dhe ujore për hidrocentralet “Deçani”, “Bellaja” dhe “Lumbardhi 2”.

Ai shtoi se sipas kësaj gjykate, vërtet, paditësit janë ankuar se, për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve, po u cënohet prona dhe po u kufizohet uji, por ata nuk kanë arritur të provojnë konkretisht se në çfarë mase janë dëmtuar. Ndërkaq, nga kjo gjykatë, vendimi në favor të firmës ndërtuese “argumentohet” me faktin se kundërshtimi i lejeve dhe licensave do të dëmtonte rëndë “Elkos Energy”.

"Pra, Gjykata e Apelit është “bindur” për dëmin që i shkaktohet një firme private, por nuk është bindur për dëmet që iu shkaktohen banorëve të Deçanit, ekosistemit, florës e faunës së zonës, shkurt, interesit publik", tha ish ambasadori shqiptar.

Islam Lauka shtoi se me këtë vendim arbitrar, Gjykata e Apelit të Kosovës minon besimin tonë ndaj saj dhe, përgjithësisht, ndaj drejtësisë dhe ofron një argument shtesë për domosdoshmërinë e organizimit, sa më shpejt të jetë e mundur, të procesit të vetingut për sistemin gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat