​AKK nesër hedh shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Aktuale

​AKK nesër hedh shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Agjencia kundër Korrupsionit organizon nesër hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik bëhet konform Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.

Kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do t'i nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve publik që kanë bërë deklarimin e plotë të pasurisë.

Hedhja e shortit organizohet në objektin e Agjencisë kundër Korrupsionit, në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat