Lajçak pret në takim Bislimin, tregon çka do të bisedohet në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Lajçak pret në takim Bislimin, tregon çka do të bisedohet në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 11:13
Besnik Bislimi dhe Mirosllav Lajçak

Emisari i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në Bruksel.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Lajçak thotë së gjithçka që do të bisedohet mes Kosovës dhe Serbisë është politike dhe asgjë teknike.

“E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës për diskutime sot para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër.

Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është  politike, asgjë s’është teknike”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat