Fillon diskutimi për draftin fillestar të Projektligjit për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë

Aktuale

Fillon diskutimi për draftin fillestar të Projektligjit për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 12:54
Pamje nga takimi

Sot ka filluar punëtoria dy ditore lidhur me diskutimin e draftit fillestar të Projektligjit për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar në të cilën përveç zyrtarëve.

Me këtë rast, zëvendësministri, Blerim Sallahu ka thënë se ky projektligj i cili do të përmbajë dispozita materiale dhe procedurale ka për funksion kryesor kthimin e pasurisë së marrë në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas tij, pasuria e cila i është marrë qytetarëve pa bazë ligjore, do t’iu kthehet qytetarëve si pronarë kushtetues dhe ligjor i kësaj pasurie në mënyrë që të mbrohet dhe realizohet interesi i përgjithshëm publik.

Drafti fillestar i Projektligjit përcakton organet kompetente për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, mënyrën dhe procedurën e verifikimit të sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme të subjekteve ndaj të cilëve do të bëhet verifikimi dhe konfiskimi, bazuar në standarde kushtetuese dhe ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat