Ramush Tahiri kontribuoi për lirinë dhe demokracinë

Aktuale

Ramush Tahiri kontribuoi për lirinë dhe demokracinë

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 09:14
Ramush Tahiri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas vdekjes së politologut Ramush Tahiri ka shkruar se në tridhjetë vitet e fundit të jetës së tij, kontribuoi për lirinë dhe demokracinë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se politologu Ramush Tahiri në shërbim të vendit, ishte në krye të detyrave të ndryshme.

“Tridhjetë vitet e fundit të jetës së tij, ai kontribuoi për lirinë dhe demokracinë.

Do të kujtohet përherë si njeri i urtë, i matur e i respektuar tek të gjithë. Ngushëllime për familjen Tahiri, bashkëveprimtarët dhe të gjithë ata që e njohën. U prehtë në paqe”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat