Baraliu: Kam bindjen se rastet e infektimit janë rritur dukshëm nga diaspora

Aktuale

Baraliu: Kam bindjen se rastet e infektimit janë rritur dukshëm nga diaspora

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Analisti Bleron Baraliu, ka shkruar rreth pandemisë dhe vaksinimit. 

Ai shkruan të vakcinohesh apo jo - kjo është çështja

Sipas tij diskutimi mbi vakcinimin antiCov19 duhet të bëhet qetë dhe pa tendenca.  Studimi në vegëz dëshmon se, në Izrael, numri i të prekurve nga vala delta në mesin e të ish infektuarve ka qenë më pak se 1%, kurse 40% kanë qenë të vakcinuar.  Përndryshe, nga ~835K të infektuar vetëm 72 veta janë infektuar sërish, pra më pak se 0.1%!

"Atëherë, çka nënkupton kjo për Kosovë (dhe shqiptarët më gjerë)?!  Si thelb, duhet të prioritizohet vakcinimi i personave të pa infektuar më parë, kombinuar edhe me teste masive serologjike për të matur shkallën e mbrojtjes në popullsi dhe targetuar zonat / grupet e popullazës me rrezikshmëri më të lartë.  Disa hollësi në vijim", tha Baraliu.
1. Sipas modeleve të mia (që më vonë janë përputhur me studimin në Prishtinë) rrerh 1.2 milionë qytetarë nga Kosova kanë qenë të prekur nga SarsCov2 deri në Maj-Qershor 2021.  Sipas të njëjtëve modele, kështu, Kosova ka arritur imunitetin e përafërt të parë* të tufës rreth Shkurt-Mars dhe të dytë (përtej variantit Britanez) diku në Maj-Qershor.
2. Kësaj rradhe nuk kam punuar për të modeluar verzionin Delta, është shumë më e komplikuar edhe për shkak të turizmit / diasporës dhe të R=6-9 vs 1-3, por me hamendje kam bindjen se imuniteti i tretë do të arrihet rreth Tetor-Nëntor
3. Kam bindjen se rastet e infektimit janë rritur dukshëm nga diaspora për shkak se prevalenca e infektimeve mes tyre ka qenë 20-30% të qytetarëve vendas - prandaj afiniteti për të 'tejkaluar' imunitetin bashkë me shpërndarjen shumë më agresive të Delta, përfshirë në mesin e popullsisë lokale të painfektuar më parë (shto edhe dasmat e ahengjet etj si faktorë shtesë).  Sidoqoftë, mendoj se ikja e diasporës do të nxitoj dukshëm uljen e rasteve brenda 4-5 javësh edhe pavarësisht masave tjera.
Për fund dy fakte me tepër rëndësi: vakcinimi ndihmon dukshëm në uljen e rrezikut për jetë apo hospitalizim, dhe vakcinimi për personat që nuk kanë qenë të infektuar nënkupton edhe përgjegjësi shoqërore sepse ulë shkallën e përhapjes dhe ngrit efektin dhe shpejtësinë e normalizimit të shoqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat