59 vjeçari që u mbyt në det në Velipojë është nga Kosova

Aktuale

59 vjeçari që u mbyt në det në Velipojë është nga Kosova

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 13:13
Velipojë

Pushimet në këto javë të fundit të muajit gusht kanë përfunduar në tragjedi për tre persona.

Dy burra nga Maqedonia e Veriut janë mbytur këtë ditë të diele në plazhin e Spillesë dhe një turist tjetër nga Kosova është mbytur në plazhin e Velipojës.

Sipas informacioneve të deritanishme, “Top Channel” ka njoftuar se personi i mbytur sot në plazhin e Velipojës është shtetas i Kosovës.

“Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H.  rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Po ashtu, policia ka njoftuar edhe për vdekjen e dy turistëve nga Maqedonia e Veriut që dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det.

“Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas),  rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat