Zëdhënësi i VV-së: Gënjeshtrat e Kamishit hamendësuan njerëzit për të mos i marr vaksinat

Aktuale

Zëdhënësi i VV-së: Gënjeshtrat e Kamishit hamendësuan njerëzit për të mos i marr vaksinat

Nga: M.L. Më: 2 shtator 2021 Në ora: 10:42
Arlind Manxhuka

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, bëri të ditur dje se janë hequr nga përdorimi 133.234 vaksina AstraZeneca, pjesë e donacionit nga Norvegjia, të cilave u ka skaduar afati në fund të muajit gusht.

Pas këtij lajmi ministri Vitia mori kritika të shumta nga partitë opozitare, të cilat e akuzuan për keqmenaxhim të pandemisë. Një nga ta ishte edhe Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili tha se Prokuroria do të duhej ta arrestonte ministrit për shkak të këtij skandali.

Deputetit Haxhiu iu kundërpërgjigj sot zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka, i cili tha se gënjeshtrat në Kuvendin e Kosovës, për afatin e vaksinave kanë bërë që njerëzit të jenë skeptik për marrjen e tyre.

“Vaksinave që dje u doli afati e u asgjësuan, për të njëjtat Bekim Haxhiu-Kamishi pati thënë se u skadon afati në qershor dhe këto deklaratat janë publike. Pra, gënjeshtra të tilla në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë kanë bërë që njerëzit të hamendësohen dhe vaksinat të mos shfrytëzohen”, shkroi Manxhuka në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat