Qëlluan për vdekje njëri tjetrin, Blerand Kadriaj ishte këshilltar i Kadri Veselit

Aktuale

Qëlluan për vdekje njëri tjetrin, Blerand Kadriaj ishte këshilltar i Kadri Veselit

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 22:20
Blerand Kadriaj dhe Kadri veseli

Viktimat u qëlluan mes vete dhe mbetën të vrarë, teksa e pësoi edhe vëllau i Astrit Ademajt, njëri prej viktimave.

Kështu ka mësuar media nga burime pranë vendit të ngjarjes.

Sipas këtyre informatave, gjithmonë jozyrtare, Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadriaj, ish-kandidat i PDK-së për Deçan, janë qëlluar mes vete pas një mosmarrëveshjeje dhe kanë mbetur të vrarë.

Ndërkaq, aty ka qenë edhe vëllau i kandidatit të Pejës, Astrit Ademaj, i cili ka mbetur i plagosur.

Blerand Kadriaj ka qenë ish- kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit.

Ai ka qenë edhe këshilltar i Bedri Hamzës dhe Kadri Veselit.

Shkaqet e kësaj vrasje ende nuk dihen, derisa me rastin po merren organet e hetuesisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat