Kryeministri Kurti emëron këshilltar Florim Isufin për çështje të kufirit

Aktuale

Kryeministri Kurti emëron këshilltar Florim Isufin për çështje të kufirit

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 15:07
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar sot këshilltar profesorin universitar, Florim Isufi, i cili ka qenë pjesë e Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas ZKM’së, Isufi do te jëtë këshilltar i Kurtit për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot profesorin universitar Florim Isufi, këshilltar politik të jashtëm (pro-bono) për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit.

Bashkëpunimi i mëhershëm i kryeministrit Kurti me profesorin Isufi për çështje të kufirit, tani do të vazhdojë në kuadër të kabinetit të tij. Ai i uroi punë të mbarë në detyrën dhe përgjegjësinë e re”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat