“Ngushëllime Drenicë”/ Fadil Geci: Sejdi Koca një atdhetar i fuqishëm, i doli përballë armikut por nuk u lëkund asnjëherë!

Aktuale

“Ngushëllime Drenicë”/ Fadil Geci: Sejdi Koca një atdhetar i fuqishëm, i doli përballë armikut por nuk u lëkund asnjëherë!

Nga: N.Sh. Më: 8 tetor 2021 Në ora: 10:07
Sejdi Koca në mes dhe Fadil Geci në anën e djathtë

Në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë mësuesi dhe ish-themeluesi i degës së LDK-së në Skenderaj, Sejdi Koca.

Sejdi Koca, ishte veprimtar i madh i çështjes kombëtare, i cili ka bërë shumë për të rritur vetëdijen kombëtare për më shumë se gjysmë shekulli.

Ai gjithahstu si mësues ka dhënë kontribut të madh për të mësuar fjalët e ëmbla shqipe shumë brezave.

E në kujtim për Sejdi Kocën, ka shkruar edhe bashkëveprimtari i tij, ish-deputeti i Kosovës, Fadil Geci.

Geci thotë se vdekja e Kocës është humbje e madhe për Drenicën.

Sipas tij, Koca ishte një atdhetar i fuqishëm dhe një veprimtar i shquar, i cili i doli shumë herë përballë armikut dhe shumë herë u maltretuar, por morali i tij i pathyeshëm nuk u lëkund asnjëherë.

Postimi i plotë:

Sot mora një lajm të hidhur i cili më pikëlloi shumë. Në orët e hershme të mëngjesit na paska lënë bashëkveprimtari ynë Sejdi Koca.

Sejdi Kocën e pata krahë të djathtë në të gjitha veprimtaritë, ai ishte njëri prej bashkëthemeluesve të parë të LDK-së, një prej mësuesve të parë të Drenicës. Një veprimtar i shquar, një atdhetar i fuqishëm.

Në kohët e vështira për vendin tonë ai me idealet e tij shumë herë doli përballë armikut dhe shumë herë u maltretua, por morali i tij i pathyeshëm nuk u lëkund asnjëherë.

Isha me fat që nga vitet e 90-ta, në të gjitha proceset në Drenicë e kisha në krahë Sejdi Kocën bashkë organizator i Pushtetit Paralel në Drenicë, bashkë organizuam referendumin me të dhe shokët e tjerë: Idriz Rrecin, Xhafer Murtezin, Shukrije Deliun, Vehbi Xanin e shumë të tjerë, Zgjedhjet në Drenicë, Formimin e Grupeve të Para Guerile , përgatitjen për luftën në Kosovë.

Derisa këmbët e tij ishin në gjendje të ecnin ai nuk e ndali veprimtarinë e tij atdhetare.

Është nder për mua, por edhe për Kosovën që patëm një njeri të tillë në mesin tonë. Sejdiu është modeli i cili duhet ndjekur nga gjeneratat e ardhshme.

Fizikisht më nuk është me ne, por veprat e tij janë një bagazh i tërë që la pas vete, ato do të mbesin përgjithmonë.

Do të kujtohesh gjatë në mendjet e në zemrat tona ke lënë gjurmë të pashlyeshme.

Ngushëllime familjarëve, farefis, miq e dashamirë. Ngushëllime Drenicë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat