Rritje e ndjeshme të rasteve të COVID-19/ MSH bën thirrje për vaksinim

Aktuale

Rritje e ndjeshme të rasteve të COVID-19/ MSH bën thirrje për vaksinim

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë kujton se vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të jetë mënyra më e lehtë, më e sigurt dhe më efikase për t’u mbrojtur nga COVID-19.

“Situata epidemiologjike, relativisht e qetë nuk përbën arsye që qytetarët që kanë marrë dozë e parë të vaksinës ta vonojnë marrjen e dozës së dytë, sepse kjo e pamundëson arritjen e mbrojtjes efikase dhe imunitetit të plotë”, thuhet në komunikatën e MSH-së.

Për ata që ende nuk janë vaksinuar, MSh thotë se nuk kanë arsye për të hezituar, kur ekzistojnë të gjitha mundësitë për t’u vaksinuar shpejt, lehtë dhe me vaksina të sigurta.

“Të dhënat e raportuara nga shumë shtete, tregojnë për rritje të ndjeshme të rasteve të COVID-19 këtyre ditëve gjithandej, sidomos në shtetet e rajonit. Prandaj, me qëllim të mbajtjes së situatës së qetë epidemiologjike në vendin tonë, ruajtjes së jetës së qytetarëve dhe parandalimin e ngarkesës së sistemit tonë shëndetësor, në këtë kohë kur mund të shfaqen edhe raste të gripit sezonal, Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 pa asnjë hezitim”, përfundon komunikata. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat