Punëtorët e postës kërkon dorëheqjen e bordit të përkohshëm, paralajmëron masa radikale

Aktuale

Punëtorët e postës kërkon dorëheqjen e bordit të përkohshëm, paralajmëron masa radikale

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 15:52
Protesta

(E plotësuar) - Një numër i punëtorëve të Postës së Kosovës kanë dal sot para kësaj ndërmarrje ku përmes protestës kërkuan shkarkimin e bordit të përkohshëm të Postës dhe të komisionit për ristrukturim të Postës.

Kryetari i shoqatës sindikale “Posta”, Liridon Mirena tha se heshtja pas plaçkitjes prej 40 mijë euro është papërgjegjësi e pafalshme e bordit dhe menaxhmentit të Postës, me ç’rast, siç tha ai, jo vetëm që u dëmtua rëndë Posta e Kosovës por edhe punëtorët janë rrezikuar me jetë.

Mirena: Kërkojmë dorëheqjen e bordit të përkohshëm dhe të komisionit për ristrukturim të Postës

“Kërkesat tona janë dorëheqje e parevokueshme e bordit të përkohshëm, u.d. të kryeshefes ekzekutive, Fakete Kadiu, u.d drejtorit të resurseve njerëzore, Petrit Karakashi, drejtoreshës së operativës, Saranda Isufi, si dhe dorëheqja e komisionit për ristrukturim të Postës. Dorëheqjet kërkohen për shkak te keqmenaxhimit te skajshëm, abuzimit, dëmtimit të Postës dhe punëtorëve të Postës, kërcënimeve, shantazheve, paaftësisë për nxjerrjen e Postës nga kriza, përgatitjes së programit të ri të Postës sipas interesave të një grupi të paaftë dhe keqpërdorues”, u shpreh Mirena.

Ai apeloi te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që urgjentisht të ndërhyjë, pasi sipas tij, të gjitha keqpërdorimet në Postë po bëhen në emër të tij.

Mirena: Do të marrim masa radikale sepse e kemi çdogjë të dëshmuar dhe të faktuar

“Kërkojmë nga kryeministri Kurti që të ndërhyjë urgjentisht, sepse të gjitha këto keqpërdorime po bëhen të emër të tij dhe partisë së tij, nuk e di a është në dijeni ai. Kërkojmë nga kryeministri Kurti ta lirojë Postën nga keqpërdoruesit, përfituesit e servilët që ishin të tillë me të gjitha pushtetet dhe partitë. Protesta jonë sot është fillim i revoltës së punëtorëve të Postës... Pas kësaj proteste paqësore, ne do të marrim masa radikale sepse e kemi çdogjë të dëshmuar dhe të faktuar”, tha ai.

Ndonëse ka ndodhur plaçkitja, Mirena tha se punëtorët e Postës prapë janë detyruar të bëjnë shpërndarjen e mjeteve për asistencë sociale.

Punëtorët e Postës me protestë kërkojnë dorëheqjen e bordit të përkohshëm

Shoqata Sindikale "Posta", ka protestuar sot para Postës së Kosovës, ku kërkuan dorëheqjen e parevokueshme të bordit të përkohshëm dhe dorëheqjen e bordit për ristrukturim të postës.

Në të kundërtën, paralajmëruan masa radikale.

Kryetari i sindikatës, Liridon Mirena tha se heshtja pas plaçkitjes prej 40 mijë euro është papërgjegjësi e pafalshme e bordit dhe menaxhmentit.

"Kërkojmë nga kryeministri Kurti që të ndërhyrjë urgjentisht, sepse të gjitha këto keqpërdorime po bëhen të emër të tij dhe partisë së tij. Kërkojmë nga kryeministri Kurti ta lirojë Postën nga keqpërdoruesit, përfituesit e servilët që ishin të tillë me të gjitha pushtetet dhe partitë. Protesta jonë sot është fillim i revoltës së punëtorëve të Postës", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat