Dyshime për “Omicron” në Kosovë, dhjetëra mostra dërgohen për testim në Gjermani

Aktuale

Dyshime për “Omicron” në Kosovë, dhjetëra mostra dërgohen për testim në Gjermani

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 15:07
Ilustrim

Instituti i Shëndetësisë Publike nuk i ka marrë ende rezultatet e mostrave që ka nisur për në Gjermani për testim të variantit Omicron.

Në një përgjigje IKSHPK ka thënë se ato pritet të arrijnë rreth datës 20-24 dhjetor 2021.

Më 6 dhjetor, Kosova nisi drejt Gjermanisë dhjetëra mostra.

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, është shfaqur për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Ndërkaq ky variant, tash së fundmi është përhapur edhe në vendet e Ballkanit, si në Kroaci dhe Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat