Osmani: Enver Maloku ishte zëri i të vërtetës, atdhetari e jokonformisti, të cilit i detyrohemi deri në zbardhjen e vrasjes së tij!

Aktuale

Osmani: Enver Maloku ishte zëri i të vërtetës, atdhetari e jokonformisti, të cilit i detyrohemi deri në zbardhjen e vrasjes së tij!

Nga: M.L. Më: 11 janar 2022 Në ora: 17:27
Enver Maloku

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar veprimtarin Enver Maloku në 23 vjetorin e vrasjes.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se Enver Maloku ra për të vërtetën, ndërkaq ne na duhet e vërteta si një shpagim ndaj mundit të tij, kontributit dhe përkushtimit.

Postimi i plotë:

Fjala e lirë dhe e vërteta, gjithnjë ishin përkushtim i gazetarit e atdhetarit, Enver Maloku, i cili u shua 23-vjet më parë.

Më tepër se dy dekada më parë pushoi përgjithmonë fjala e lirë e njeriut të fjalës, i cili e drejtoi Qendrën për Informim të Kosovës.

Ai ra për të vërtetën, ndërkaq ne na duhet e vërteta si një shpagim ndaj mundit të tij, kontributit dhe përkushtimit.

Enver Maloku ishte zëri i të vërtetës, atdhetari e jokonformisti, të cilit i detyrohemi deri në zbardhjen e vrasjes së tij!

I përjetshëm mbetet kujtimi për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat