Posti i ri i Armend Mujës në LVV

Aktuale

Posti i ri i Armend Mujës në LVV

Më: 15 janar 2022 Në ora: 13:49
Armend Muja

Armend Muja do të udhëheqë me Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë deri në zgjedhjet e reja të brendshme, bazuar në një vendim të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesia e LVV-së njoftoi sot se ka emëruar 33 koordinatorët e rinj të qendrave të saj, nga 43 gjithsej.

Armend Muja, sipas propozimit të Këshillit të Përgjithshëm dhe miratimit të Kryesisë së LVV-së, do të koordinojë aktivitetet e qendrës deri në organizimin e zgjedhjeve të brendshme të subjektit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, përveç aktiviteteve në parlament, është ngarkuar me punë për koordinimin e aktiviteteve politike të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, komunë në të cilën subjekti i Albin Kurtit u rrëzua nga pushteti pas një mandati 4-vjeçar.

Agim Bahtiri, ish-kryetari i Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, humbi kandidaturën për kryetar në zgjedhjet e 14 tetorit.

Vetëvendosje, megjithatë, është subjekti më i madh opozitar në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat