“Miratimi i rezolutës ia këput Serbisë, çdo iniciativë në të ardhmen për cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës”

Aktuale

“Miratimi i rezolutës ia këput Serbisë, çdo iniciativë në të ardhmen për cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës”

Nga: A.SH Më: 15 janar 2022 Në ora: 17:31
Deputetët e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës e kanë votuar rezolutën kundër mbajtjes së referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.

Deputeti i VV-së, Fitim Haziri ka thënë se në këtë përvjetor të maskarave më mizore që njeh historia, Masakra e Reçakut, u miratua Rezoluta kundër referendumit të Serbisë në Kosovë.

“Miratimi i kësaj rezolute ia këput Serbisë, çdo iniciativë në të ardhmen për cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

S’ka referendum të Serbisë në Kosovë

Në 23 vjetorin e njërës nga maskrat më mizore që njeh historia njerëzore; atë të Reçakut, si deputetë të Republikës, me iniciativë të Qeverisë, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, miratuam Rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë.

Serbia, si shtet gjenocidal dhe okupator, përveç që nuk ndjehet fajtore dhe i mohon të gjitha krimet që i kreu ndaj shqiptarëve, po e vazhdon politikën e saj të kahmotshme dhe të rrezikshme.

Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj janë mbi çdo interes të çdokujt. Atë duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë - në secilën situatë.

Miratimi i kësaj rezolute ia këput Serbisë, çdo iniciativë në të ardhmen për cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat