Luljeta Aliu u kundërpërgjigjet deputetëve: Hajde Kosovë he Eldorado!

Aktuale

Luljeta Aliu u kundërpërgjigjet deputetëve: Hajde Kosovë he Eldorado!

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 10:50
Luljeta Aliu

Analistja, Luljeta Aliu, ka reaguar pas publikimit të shpenzimeve për karburant të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se deputetët “nuk kanë faj që shkyhen me hy në Kuvend.”

“Kam mendu se për kilometër udhëtim, kompenzimi është rreth 20 centë. Për deputetë qenka 50 centë? Nuk kanë faj që shkyhen me hy në Kuvend. Kërkun kaq shumë nuk marrin rrogë! Plus kompenzimet… hajde Kosovë he Eldorado!”, shkruan ajo në Facebook.

Luljeta Aliu dështoi të bëhet anëtare e Komisionit të Pavarur për Media, pasi nuk morri votat e mjaftueshme në Kuvend.

Ajo para se të fillonte votimi në një status në Facebook kishte shpjeguar arsyet se pse duhet të zgjidhet si anëtare e KPM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat