Deputeti që për një vit shpenzoi 4.770 € për derivate

Aktuale

Deputeti që për një vit shpenzoi 4.770 € për derivate

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 16:32
Bahrim Šabani

Kompensim në vlerë prej 4.770 euro ka kërkuar nga Kuvendi i Kovës, deputeti i koalicionit Vakat, Bahrim Šabani, vetëm për një vit.

Bëhet fjalë për vitin 2018.

Por, shuma jo të vogla ai kishte marrë edhe në tri vite të tjera sa ishte deputet.

Në vitin 2017 ai për mbushjen e veturës me derivate ka harxhuar karburant në vlerë prej 660 euro, në vitin 2019, 1830 euro dhe në vitin 2021 ka shpenzuar 1710 euro.

Për gjithë këto vite Bahrim Šabani për karburante ka shpenzuar gjithsej 8.970 euro.

Kjo është pasqyra e nxjerr nga raportet e publikuara sot për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve ndër vite.

Kuvendi i Kosovës ka publikuar raportet për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve përgjatë viteve.

Publikimi i këtyre raporteve vjen pas reagimeve të shumta për listën me shumat me të cilat janë kompensuar deputetët për udhëtime për pjesëmarrje në seanca apo komisione parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat