Vendos afaristi Burim Piraj: Paga minimale në firmën time do të jetë 400 euro

Aktuale

Vendos afaristi Burim Piraj: Paga minimale në firmën time do të jetë 400 euro

Nga: N. Sh. Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 16:43
Burim Piraj

Pronari i Meka Halal Food, biznesmeni Burim Piraj ka vendosur që paga minimale në kompaninëe tij për punëtorët të jetë 400 euro.

Afaristi Piraj thotë se kjo pagë do të zbatohet nga 1 marsi.

Ai kështu njoftoj përmes një postimi në facebook, thekson se, Kosova është atdheu ynë, dhe aq sa mundemi duhet të japim kontribut.

Postimi i plotë:

Si pjesëtar i komunitetit të biznesit nuk mund t'i lejoj vetvetes rolin e spektatorit të ngjarjeve ekonomike dhe politike në vend!

Kosova është Atdheu ynë dhe ne duhet me aq sa mundemi të japim kontribut.

Nuk ndihem mirë kur e shoh vendin në një gjendje kaotike ku fuqia punëtore është e sfiduar për ekzistencë nën presionin e rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencial dhe të energjisë,

Prandaj sot marr vendim që paga minimale në firmën time MEKA HALAL FOOD nga 1 Marsi 2022 me Emrin e të Madhit Zot të jetë 400€ neto!

Zoti e bekoftë Kosovën!

Zoti i bekoftë trojet shqiptare dhe diasporën!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

#ALLAHUEKBER

#elhamdulillah

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat