Vëllai i tij i ngujuar në Ukrainë, reagon Jusuf Buxhovi: Rrëfimi tronditës i tim vëllai

Aktuale

Vëllai i tij i ngujuar në Ukrainë, reagon Jusuf Buxhovi: Rrëfimi tronditës i tim vëllai

Nga: P.R Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 23:06
Jusuf Buxhovi

Teksa në Ukrainë po vazhdojnë luftimet e ashpra pas pushtimit rus, shqiptari nga Kosova, Bashkim Buxhovi ka mbetur i ngujuar në një bodrum në Kiev.

Në një paraqitje në “Info Magazine” , Buxhovi ka thënë se ai është i sëmurë dhe nuk mund të largohet, por është lutur që t’i shpëtojnë fëmijët e tij.

“Unë jam i sëmurë kronik dhe e kam shumë të vështirë të largohem, për atë nuk kam mundur të udhëtoj dhe jemi duke qëndruar në një bodrum. Për mua ka rëndësi vetëm që fëmijët të më shpëtojnë”, tha Buxhovi.

“Unë me gruan dhe vjehrrën jemi në Kiev. Mirëpo, vajza ime dhe djali veçse janë nisur për rrugë. Për mua është me rëndësi që ata të shpëtojnë dhe të dalin përtej kufirit, pasi nga Kievi deri në kufi janë rreth 700 kilometra. Ata e kanë shumë të vështirë të dalin përtej kufirit, pasi deri atje ka shumë pengesa. Ata janë nisur në mëngjes, më kanë lajmëruar më herët që janë 200 kilometra larg nga Kievi, por kanë shumë rrugë për të bërë”, shtoi Bashkim Buxhovi.

E Bashkim Buxhovi është vëllai i historianit të njohur, Jusuf Buxhovit, i cili përmes një postimi në facebook ka reaguar pas rrëfimit të vëllait të tij.

“Rrëfimi tronditës i tim vëllai - Bashkimit, nga Kievi përndryshe shkrimtar, autor i dy romaneve ("Sateliti i planetës së humbur" në dy vëllime dhe "Jeta në tri botëra"), i cili prej vitesh jeton në Ukrainë me familje...”, ka shkruar Jusuf Buxhovi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat