Osmani e merr çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Ankarasë

Aktuale

Osmani e merr çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Ankarasë

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 13:27
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Ankarasë.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se për të është nder i dyfishtë pranimi i çmimit.

Sidomos për faktin se këtë ia ndan Fakulteti Juridik i këtij universiteti.

“Ky çmim është respekt ndaj marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë, por edhe për popujt, stafin akademik dhe studentët tanë!”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat