Mushkolaj: Urdhëro Albin, merr masa, menaxhoje krizën

Aktuale

Mushkolaj: Urdhëro Albin, merr masa, menaxhoje krizën

Nga: M.L. Më: 9 mars 2022 Në ora: 09:43
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj, konsideron se Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrijë indiferente në kohën kur çmimet e produkteve bazike për jetesë janë duke u ngritur.

Në një postim në Facebook ai ka thënë se rritja e frikshme e çmimeve po godet një pjesë të madhe të qytetarëve. Andaj ai ka ftuar kryeministrin që të marr masa për ta menaxhuar krizën.

“A po jeton Albin Kurti n'Kosovë? A po e sheh sa është shtrenjtuar jeta e qytetarit? OK, e kuptojmë logjikën e tregut të lirë. Por në kohën kur çmimet e produkteve bazike për jetesë kanë "fluturuar", qeveria nuk duhet dhe nuk mundet të rrijë indiferente.

Rritja e frikshme e çmimeve po godet një pjesë të madhe të qytetarëve, andaj urdhno Albin, merr masa, menaxhoje krizën!”, ka shkruar Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat