Abazoviq tregon kur do të formohet Qeveria e Malit të Zi

Aktuale

Abazoviq tregon kur do të formohet Qeveria e Malit të Zi

Më: 27 mars 2022 Në ora: 12:52
Dritan Abazoviq

Mandatari për formimin e qeverisë të Malit të Zi  Dritan Abazoviq, ka folur për formimin e qeverisë së Malit të Zi.

Pasi u pyet nga gazetari, ai tha se Mali i Zi do ta ketë qeverinë brenda 15 ditësh.

“Mendoj se duhet ta kemi shumë shpejt qeverinë e Malit të Zi. Nuk dua të jap ndonjë datë. Por, besoj që do të përfundojë brenda 10 deri në 15 ditë”.

Abazoviq theksoi se lëvizja qytetare që ai drejton do t’i fitojë zgjedhjet në Ulqin.

“Patjetër, fushata jonë nuk vihet në pyetje. Kjo ka qenë fushata më e bukur në të cilën kam participuar vet. Shoh një vibracion të mirë në qytet. Mendoj se Ulqini e meriton një fillim të ri pas 30 viteve diskriminimi, 30 vjet getoizimi dhe primitivizmi më Administratën lokale”.

“Kërkohet njerëz të rinj, energji e re që munden me sjell diçka ndryshe. Jam i gëzuar. Ne s’kemi pasur asnjë fjalë të rëndë për askënd. Jemi të hapur për bashkëpunim. Sonte do të festojmë dhe nesër duhet t’i përveshim mëngët dhe të punojmë”.

“Unë mendoj të kundërtën. Qëllimisht niset nga Ulqini si një mesazh se kemi përkrahje. Nuk ka fare problem për themelimin e qeverisë. Mendoj se kjo çka ka ndodh se arsyeja se pse nuk është kryer puna mendoj se partitë kanë bërë ngapak kalkulime për zgjedhjet lokale. Por, nuk ua shoh për të madhe, ndodh çdokund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat