1900 studentë kanë diplomuar nga Fakulteti i Edukimit në 4 vjet: A ka vende pune për të gjithë

Aktuale

1900 studentë kanë diplomuar nga Fakulteti i Edukimit në 4 vjet: A ka vende pune për të gjithë

Më: 28 mars 2022 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Në katër vitet e kaluara kanë diplomuar mbi 1900 studentë nga Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës.

Të gjithë studentët që marrin rrugë drejt fakulteti, synojnë një vend të punës.

Megjithatë, jo secili prej tyre arrin të futet në tregun e punës në fushën e edukimit.

Kjo për shkak të numrit të lartë të të diplomuarve nga fakultetet e me këtë drejtim në Kosovë.

Vetëm në katër vitet e kaluara kanë diplomuar mbi 1900 studentë nga Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës.

Madje dikush nga studentët thotë që nuk njeh shumë persona të diplomuar nga ky fakultet, që po gjejnë vend pune.

E njëjta kërkon që të bëhet një analizë se sa ka hapësirë për mësimdhënësit e rinj në Kosovë.

Pikërisht një gjë të tillë thonë që kanë bërë nga Fakulteti i Edukimit, të cilët kanë zvogëluar numrin e studentëve që pranojnë këtu.

Se ka papunësi, tregon edhe zëvendësministri i arsimit, Dukagjin Pupovci.

I njëjti thotë se vendet e punës janë plotësuar dhe krahas pensionimit të mësimdhënësve, nuk ka hapësirë mjaftueshëm për të rinjtë.

Pupovci tregon që ndër vite është bërë një reduktim i regjistrimeve nëpër fakultete.

Veç në Universitetin e Prishtinës, në Kosovë janë edhe katër fakultete të tjera të edukimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat