Qeriqi: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Qeverinë në verifikimin e listave të veteranëve

Aktuale

Qeriqi: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Qeverinë në verifikimin e listave të veteranëve

Më: 30 mars 2022 Në ora: 20:54
Xhevdet Qeriqi

Xhevdet Qeriqi kryetar i shoqatës së veteranëve të UÇK-së, ka thënë për verifikimin e listave të veteranëve kanë diskutuar me kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar në këtë proces.

“Kurti ka qenë i interesuar për pastrimin e listave. Ai ka dashur mendimin tonë dhe ne i kemi shprehur gatishmëri me aq sa kemi mundësi. Kurti këtë temë e ka përmendur edhe në një takim qe kemi pasur para gjashtë muajve”, tha Qeriqi.

Ai u shprehë se verifikimi i listave të veteranëve është në kompetencën e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Kurti në një intervistë për televizionin publikë ditë më parë ka paralajmëruar nisjen e procesit të verifikimit të listave të veteranëve të UÇK-së.

Sipas Kurti numri prej 60 mijë veteranëve është i fryrë dhe deformon historinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat