Lirohet nga paraburgimi njëri prej zyrtarëve policor të arrestuar nga rasti ‘’Pika1’’

Aktuale

Lirohet nga paraburgimi njëri prej zyrtarëve policor të arrestuar nga rasti ‘’Pika1’’

Më: 13 prill 2022 Në ora: 13:47
Foto nga aksioni

A.SH është liruar nga masa e paraburgimit. I njëjti ishte arrestuar në një aksion të Inspektoratit Policor të Kosovës të njohur me emrin ‘’Pika1’’.

Kjo është bërë e ditur nga avokati i tij, Bledar Gashi përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

‘’Është liruar nga masa e paraburgimit zyrtari policor me inicialet A SH dhe të njëjtit masa e paraburgimit i zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak.’’ ka shkruar Gashi.

Sipas Gashit ky është një vendim i arritur me përkushtim dhe punë profesionale.

Në këtë operacion, IPK-ja kishte arrestuar 48 zyrtarë policorë dhe dy zyrtarë doganor.

Image
Vendim
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat