Këto janë katër kompanitë e naftës që shteti ua pezulloi lejen e importit

Aktuale

Këto janë katër kompanitë e naftës që shteti ua pezulloi lejen e importit

Më: 19 prill 2022 Në ora: 15:38 Përditësuar në ora: 16:16 më 19.04.2022
Rozeta Hajdari dhe Agron Llugaliu

Ku u gjet naftë me përmbajtje të tepruar të sulfurit? Ministrja: Do ta njoftojmë prokurorinë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë evidentuar katër kompani të derivateve të naftës se nuk kanë cilësi të duhur, prandaj atyre iu është revokuar leja.

Kompanitë të cilave iu është revokuar licenca janë: “Kosova Refinery”, “Kulla Exim”, “In OIL”, “Petrol Company”, ka njoftuar ministrja Hajdari në një konferencë për medie.

Në një konferencë për medie, ministrja Rozeta Hajdari dhe drejtori i Përgjithshëm, Agron Llugaliu, thanë se kjo është bazuar në fakte të cilat i ka konstatuar Dogana.

Sipas tyre, inspektorati në bashkëpunim me Doganën dhe ATK-në ka gjetur se një numër i madh i shitësve ka tejkaluar marzhën tregtare të lejuar me vendimin e Qeverisë.

Ministrja Hajdari, tha se katër kompanive që merren me derivate të naftës u është revokuar leja.

“Ne si ministri kemi revokuar dhe pezulluar 4 subjekteve lejet për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit final. Dogana e Kosovës ka kryer analiza dhe kontrolle te katër subjektet që merren me përpunimin e produkteve të naftës. Aty ka gjetur parregullsi të shumta që pengojnë mbikqyrjen dhe rrezikojnë cilësinë e produkteve dhe mund t’i sjellin dëm buxhetin të shtetit”, është shprehur ajo.

Më tej, ministrja Hajdari theksoi se Dogana ka pezulluar dhe nuk ja ka vazhduar autorizimet katër subjekteve.

Ajo ka shtuar se Ministria që drejton ua ka revokuar dhe pezulluar këtyre subjekteve edhe lejet e importit të lëndës së parë dhe shitjen me shumicë të produktit final.

“Ne si ministri e Industrisë kemi revokuar dhe pezulluar 4 subjekteve lejet për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit final dhe shitjen me shumicë të produktit final, që është vaji i rëndë ose mazut. Njërit subjekt ia kemi pezulluar edhe lejen për importin e vajrave të rënda”, është shprehur ajo.

Hajdari ka thënë po ashtu se në kazermat e FSK-së është gjetur naftë me përmbajtje të lartë të sulfurit.

“Gjatë javëve të fundit kemi marrë dhe testuar disa mostra të dizellit në kazermat e FSK-së. Kemi “gjetur shumë raste të jokonformitetit. Në një rast kemi gjetur disel me përmbajtje të sulfurit prej 77.4 miligram për kilogram që tejkalon shumëfish shkallën e lejuar prej 10 miligram për kilogram. Për këto raste do të njoftojmë edhe prokurorinë”, ka thënë ajo.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, deklaroi se nga kontrolli i kryer ndaj katër subjekteve, nuk është gjetur “ndonjë interes për vendi”, derisa shtoi se në vendin e hetimeve, kamerat e vendosura nuk i ruanin xhirimet.

“Dogana e Kosovës bazuar në licencat që ministria ka lëshuar nder vite me autorizime që kanë mundësuar që dy kompentë të vajrave të rëndë të përzihen me një proces i cili mundëson që të ulë përqindjen e sulfurit në normat e lejuara. Ndër vite ka pasuar vështirësi të mbikëqyrjes së problemit. Nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë veprim i cili e adreson këtë rrezik, përveç çështjes në të hyra ka pasur rrezik edhe në cilësinë e derivateve në tregun e brendshëm. Për këtë proces të homogjenizimit, këto kompani kanë përfituar nga lirimi në taksë të akcizës. Nga kjo është mundësuar të ketë shmangie të pakontrollueshme të të hyrave”, tha drejtori tha Llugaliu

“Kodi doganor ka mundësuar qe për subjektet që krijojnë vlera për ekonomi, fa lejoj në procedurë të pezullimit të taksave të prodhohen produkte sikur këto me kush që është në interes ekonomik të vendit. Në  kontrollin që e kemi bërë te këto 4 subjekte e kemi pasur që nuk ka pasur interes ekonomik vendi”, tha ai.

Katër kompanitë e naftës që ministria ua pezulloi lejen e importit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka revokuar dhe pezulluar lejet për katër kompani të derivateve të naftës në Kosovë.

Ministrja Rozeta Hajdari tha se lejet janë pezulluar për import, deponim të lëndës së parë, si dhe për shitjen me shumicë të këtij produkti.

Për pezullimin e lejeve, ajo tha se MINT-i është bazuar në fakte, të cilat i ka konstatuar Dogana.

Kosova Rafinery, Kulla Exim, In Oil dhe Petrol Company, janë kompanitë të cilave u janë pezulluar lejet, tha ministrja Hajdari në një konferencë për media.

Ndaj këtyre operatorëve, ministrja Hajdari tha se janë duke u zhvilluar procedura hetimore për cilësinë të derivateve të naftës.

Ajo ka bërë të ditur se njërit subjekt i është pezulluar edhe leja për importin e vajrave të rënda dhe ndaj tij po zhvillohet procedura hetimore nën dyshimet për mashtrim me cilësi të karburanteve, të cilat subjekti ua ka shitur institucioneve publike.

“Gjatë javëve të fundit kemi marrë dhe testuar testuar disa mostra të dizelit në kazermat të FSK-së. Me Inspektoratin e Tregut kemi gjetur shumë raste të jokonfirmitetit. Në një rast kemi gjetur dizel me përmbajtje të sulfurit prej 77.4 mg/kg, që e tejkalon shumëfish shkallën e lejuar prej 10 mg/kg. Për këto raste do ta njoftojmë edhe Prokurorinë”, theksoi Hajdari.

Ajo shtoi se në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore, Inspektorati po ashtu ka gjetur se një numër i madh i shitësve ka tejkaluar marzhën tregtare të lejuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Njofton ministrja Hajdari: Ua pezulluam lejet katër kompanive përpunuese të naftës

Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se Dogana ka gjetur parregullsi dhe shmangie të akcizës te katër subjekte që merren me përpunimin e produkteve të naftës,

“Në kuadër të kompetencave të veta, Dogana e Kosovës ka kryer analiza dhe kontrolle te katër subjekte që merren me përpunimin e produkteve të naftës dhe ka gjetur parregullsi të shumta që pengojnë mbikëqyrjen, rrezikojnë cilësinë e produkteve dhe mund t’i sjellin dëm buxhetit të shtetit”.

Ajo, në konferencën e përbashkët me drejtorin e Doganës Agron Llugaliu, ka thënë se këtyre katër subjekteve ia kanë pezulluar lejet.

“Dogana ka pezulluar autorizimet, përkatësisht nuk iu ka vazhduar autorizimet katër subjekteve. Theksojmë se disa nga subjektet iu kanë shitur produktet e naftës kompanive të palicensuara, nuk kanë përdorur mjete matëse të verifikuara, si dhe kanë shmangur akcizën duke deklaruar gabimisht përbërjen e produktit. Këto veprime dhe mosveprime përbëjnë shkelje të ligjit, prandaj duke u mbështetur në faktet që ka konstatuar Dogana ne si Ministri e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ua kemi revokuar dhe pezulluar katër subjekteve lejet për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit final, si dhe shitjen me shumicë të produktit final – që është vaji i rëndë ose mazut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat