​Kërkohet paraburgim ndaj një personi në rastin “Brezovica”

Aktuale

​Kërkohet paraburgim ndaj një personi në rastin “Brezovica”

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurit R.M., i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se prej vitit 2016-2019, në bashkëkryerje me të pandehurit Z.G. dhe A.X., kanë ndihmuar të pandehurin A. Ç., në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe pëlqimeve ujore në Parkun Kombëtar “Sharri” në vikend-zonën e Brezovicës, me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Po ashtu, ndaj të njëjtit, ekziston dyshimi i bazuar se prej 2016-2019, në bashkëkryerje me të pandehurit Z.G., dhe A.X., kanë pranuar para me qëllim të ushtrimit të ndikimit të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar,

Me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale ushtrimi i ndikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat