Mediumi serb publikon dokumente: Shqipëria po lobon për pranimin e Kosovës në KiE

Aktuale

Mediumi serb publikon dokumente: Shqipëria po lobon për pranimin e Kosovës në KiE

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 12:00
Këshilli i Evropës

Mediumi “KosovoOnline” që kontrollohet nga qeveria e Serbisë ka publikuar një dokument ku pretendon se Shqipëria ka dorëzuar një “non-paper” në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës për të lobuar për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Dokumenti sipas mediumit u është dorëzuar anëtarëve të KiE-së para tre ditësh.

“Republika e Kosovës është e gëzuar të njoftojë aplikimin për anëtarësim që tashmë përkrahet nga një numër i madh i shteteve anëtare të KiE-së. Bisedimet e fundit me anëtarët e Asamblesë Parlamentare kanë treguar për përkrahje të fuqishme për këtë anëtarësim”, thuhet në dokument.

Tutje sipas këtij “non-paper” të publikuar thuhet se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk e prek vendimin e shteteve që nuk e njohin Kosovës.

Aty përmendet edhe shembulli i Zvicrës që nuk është anëtare e OKB-së por është anëtare e KiE-së.

“Pozicioni ligjor i Këshillit të Evropës nuk ka qenë asnjëherë që një shtet që s’është anëtar i Kombeve të Bashkuara s’mund të bëhet anëtare e kësaj organizata. Përndryshe anëtarësimi i Zvicrës që është bërë në vitin 1963 në Këshillin e Evropës s’ka qenë anëtare e OKB-së deri në vitin 2002”, thuhet në dokumentin që u është shpërndarë shteteve anëtare të KiE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat