​Murati: Kemi mbështetur qytetarët, gjendja inflacionare në vend serioze

Aktuale

​Murati: Kemi mbështetur qytetarët, gjendja inflacionare në vend serioze

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 06:32 Përditësuar në ora: 11:29 më 07.06.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Murati: Kemi mbështetur qytetarët

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është duke raportuar para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur më masat e veçanta dhe aktivitetet e ministrisë në fushën e mirëqenies sociale.

Murati pasi ka shpalosur mbështetjen për qytetarët, sidomos familjet me skemë sociale e pensionistët, ka folur edhe për rritjen e çmimeve duke përmendur inflacionin e lartë, që sipas tij, po shkaktohet nga lufta në Ukrainë.

Ka qenë një vit i vështirë pandemik e cila ka ndikuar negativisht në sektorin privat d.m.th. tek punëtorët e sektorit privat, kriza inflacionare kemi përkeqësim të kësaj situate e cila po ndikon lufta në Ukrainë kemi rritje të çmimeve të grurit dhe produktet esenciale, kriza inflacionare ka ndikuar te disa qytetarë, si qeveri kemi marrë masa duke filluar nga pakoja e mbështetjes së ringjalljes ekonomike. Masa 3.2 që në kuadër të kësaj mase ka qenë mbështetëse Qeveria e Kosovës, ku kanë përfituar 26 mijë familje apo 100 mijë familjarë dhe pensionistët kemi pas rritje mbi 30% të skemave pensionale”, ka thënë Murati.

Murati ka bërë të ditur se tashmë kanë thirrur disa organizata joqeveritare dhe disa kompani për t’i punësuar personat me aftësi të kufizuara.

Masa për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, kemi thirrur disa organizata joqeveritare të cilat merren me këtë çështje për trajnim në punë 6 muaj ku do të paguhen 160 euro ndërsa kompania që ka pranuar apo organizata i merr 100 euro, ndërsa pas 6 muajsh nëse kompania vazhdon me punësimin e personave me aftësi të kufizuara do të mbështeten me 260 euro subvencionim”, tha Murati.

Ministri Murati raporton në Komisionin për Shëndetësi

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, këtë të marte do të raportojë në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Raportimi i Muratit ka të bëjë me masat e veçanta dhe aktivitetet e ministrisë në fushën e mirëqenies sociale.

Ky raportim do të nis nga ora 10:00.

Detaje të tjera nuk janë dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat