Limaj: Deklaratat e Kurtit nuk duhet të merren seriozisht

Aktuale

Limaj: Deklaratat e Kurtit nuk duhet të merren seriozisht

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 21:08
Fatmir Limaj

Fatmir Limaj është shprehur i habitur me atë që e quan ndryshim radikal të kryeministrit Albin Kurti në raport me dialogun dhe çështjet e tjera.

“Nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e Kurtit, ai është bërë një njeri tjetër, një i panjohur”, deklaroi Limaj.

Sipas tij, Kurti shpesh kishte thënë se nuk do takohej me Vuçiqin në dialog pa kërkuar falje Serbia e të tjera, gjë që, sipas tij, këto nuk kanë ndodhur, por kanë ndodhur takimet e Kurtit me Vuçiqin.

Limaj tha se Kurti sikur ka një pajtim më Vuçiqin për një status-quo, sepse, sipas tij, nuk ka guxim e ide për ta përmbyllur këtë problem të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat