Vrasja e djalit nga babai në Podujevë/ Dalin detaje të reja se si kishte nisur konflikti që qoi në tragjedi

Aktuale

Vrasja e djalit nga babai në Podujevë/ Dalin detaje të reja se si kishte nisur konflikti që qoi në tragjedi

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në Peran të Podujevës, ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një i ri.

Dyshohet se babai e ka vrarë djalin pas mosmarrëveshjeve për pronë.

I vrarë ka mbetur E. Ismajli ndaj të cilit dyshohet se me armë zjarri ka shtënë babai i tij, N. Ismajli, ky i fundit tashmë i arrestuar nga organet e rendit.

Llapi.info mëson se problemet mes tyre kishin nisur qysh kohë më parë.Madje, zyrtarë policorë kanë konfirmuar se shumë raste janë hapur në polici për konfliktin mes babait dhe djalit për një kontest pronësor.

Para një jave dyshohet se mes tyre kishte pasur po ashtu konflikt fizik për të njëjtën tokë, për çka ishte hapur edhe rast në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat