Shkelzen Gashi: Dojnë me çky Kosovën prej dashnisë, Debelldeja 2500 hektarë, Çakorri 8000 hektarë, Haradinajt 200 hektarë...

Aktuale

Shkelzen Gashi: Dojnë me çky Kosovën prej dashnisë, Debelldeja 2500 hektarë, Çakorri 8000 hektarë, Haradinajt 200 hektarë...

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 10:11
Shkelzen Gashi, Ramush Haradinaj dhe Dukagjin Lipa

Publicisti Shkelzen Gashi ka komentuar rastin e anulimit të Festivalit Sunny Hill.

Ai është ndalur tek kërkesa e organizatorëve të festivalit që t`i marrin 17 hektarë tokë në shfrytëzim 99 vjeçar në komunën e Prishtinës.

E sipas Gashit, Kosovën po e duan vetëm duke i marr diçka në këmbim.

Ai përmendi edhe rastet e demarkacionit me shtetet fqinje e po ashtu festivalin Sunny Hill.

Postimi i plotë i Gashit në Facebook:

Dojnë me çky Kosovën prej dashnisë. krejt tu i marrë diçka për me e njoftë, për me e pranu, për me ja ndreqë imazhin, për kontributin për liri...

debelldeja 2500 hektarë, çakorri 8000 hektarë, haradinajt 200 hektarë, manastiri i deçanit 24 hektarë, sunny hill 17 hektarë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat