​Avokati i Popullit rekomandon nismë ligjore për të drejtën për gjykim brenda afatit të arsyeshëm

Aktuale

​Avokati i Popullit rekomandon nismë ligjore për të drejtën për gjykim brenda afatit të arsyeshëm

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

​Avokati i Popullit rekomandon nismë ligjore për të drejtën për gjykim brenda afatit të arsyeshëm

Institucioni i Avokatit të Popullit ka rekomanduar që të propozohet ligji për mbrojtjen e të drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm kohor, me të cilin do të përcaktoheshin mjetet efektive juridike për rastet që kanë të bëjnë me zvarritje të procedurave gjyqësore.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj shprehu shqetësim për zvarritjen e procedurave gjyqësore. Prandaj, ai i ka bërë thirrje udhëheqësve institucional për të filluar me nisëm legjislative për ligjin për mbrojtjen dhe të drejtave për gjykim brenda një afati të arsyeshëm kohor. 

Sipas tij shqetësues është edhe mungesa e këtij mekanizmi ligjor i cili do të mundësonte kompensimin e palëve. 

Qelaj: Mbrojtjen e qytetarëve për një gjykim të drejtë si rezultat i aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

“Në vitin 2018 Avokati i Popullit i ka rekomanduar Kuvendit të Kosovës nxjerrën e ligjit për përcaktimin e mjeteve efektive juridike për kompensimin në rast të shkeljes së të drejtave gjyqësore në kohë të arsyeshme. Deri më sot ky rekomandim ka mbetur i pazbatuar. Riaktualizimi i rekomandimit të Avokatit të Popullit përveç rëndësisë që ka për mbrojtjen e qytetarëve për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm ka ardhur edhe si rezultat i aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Duke besuar se me anëtarësimin në këtë mekanizëm qytetarëve të Kosovës do t’ju hapet rruga për të ngritur çështje në Gjykatën Evropiane për të drejta të njeriut. Anëtarësimi në Këshill të Evropës duhet t’i gjejë institucionet e përgatitura në lidhur me çështjet që Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për vite të tëra ka qëndrim të qartë”, u shpreh Qelaj. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se garancitë kushtetuese dhe ligjore për ndarjes së drejtësisë ligjore duhet të përcillen me ndarje të drejtësisë në kohë reale dhe të arsyeshme. 

Kurti:Në përpjekjet tona për integrim evropian duhet a shtrëngojmë rripin sidomos në drejtësi 

“Me përpjekjet tona për integrim në sistemin evropian të vlerave si shoqëri dhe si shtet thënë thjesht troç e popullore duhet ta shtrëngojmë rripin dhe më shumë. E një nga sfidat më të mëdha e ku ne duhet ta shtrëngojmë rripin veçanërisht është drejtësia si koncept bazë që mundëson bashkëjetesën njerëzore me theks në mbrojtjen respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut... Një intensifikim i përpjekjeve në këtë drejtim është evident, por ky intensifikim përcillet me mangësi dhe probleme të shtresuar të trashëguara ndër vite besa edhe dekada. Qeveria e Kosovës është duke bërë përpjekje për përmirësimin e gjendje së rëndë të trashëguar të papërgjegjësisë në institucioni publike për respektimin dhe zbatimin e ligjit nga vetë autoritetet publike... Garancitë kushtetuese dhe ligjore për pavarësinë dhe paanshmërinë gjyqësore dhe ndarjes së drejtësisë ligjore domosdo duhet të përcillen me profesionalizëm dhe ndarjen e drejtësisë në kohë reale ligjërisht të pranueshme që në kohën juridike do të thotë brenda një afati të arsyeshëm kohor”, u shpreh Kurti. 

Kurse, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu theksoi se gjyqësori kosovar po ballafaqohet me grumbullim të lëndëve i cili më pas rezulton edhe me mos gjykim brenda kohës së arsyeshme. 

Sipas saj, 92% e kërkesave të pranuara në këtë ministri kanë të bëjë me zvarritje të procedurave gjyqësore. 

Haxhiu: Sistemi gjyqësor i Kosovës ballafaqohet me grumbull të lëndëve

“Një nga problemet me të cilat përballet sot gjyqësor i Kosovës është grumbullimi i lëndëve që në njihet si parim i gjykimit brenda kohës së arsyeshme por më vjen mirë që gjatë kësaj kohe po shihet një aktivizim goxha i madh, sidomos i KGJK-së që të adresojë këtë problem radhazi me të cilin ballafaqohen qytetarët. Prandaj, edhe si Qeveri jemi të gatshëm në kërkesat që i kanë këto institucione në mënyrë që nëse kanë nevojë për kapacitet njerëzore të ndahet buxheti i mjaftueshëm për këtë... Menjëherë në vitin e kaluar kemi themeluar grupin punues për hartimin e një koncept-dokumenti që ne e kemi titullar për realizimin e të drejtave civile i cili do të finalizohet brenda këtij viti dhe adreson realizimin e drejtë të të drejtave të palëve në gjykim brenda kohës së arsyeshme, efektivitetin e çështjeve juridike dhe çështje tjera me rëndësi me qëllim të zgjedhjes së problemeve që pengojnë funksionimin e sundimit të ligjit”, theksoi Haxhiu. 

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka u shpreh se praktika gjyqësore e kësaj gjykate nuk është edhe aq e pasur sa i takon zvarritjes së procedurave gjyqësore. 

Si Kushtetuese, ajo tha se kanë trajtuar rreth 20 këso lëndë të lidhen me mungesën e gjykimit brenda një afati kohor. 

Caka: Numri i lëndëve për zvarritje të procedurave gjyqësore nuk ka qenë i madh 

“Duke marr parasysh peshën e problemit në sistemin juridik, praktika gjyqësore e gjykatës tonë nuk është aq e pasur në këtë kontekst dhe kjo ka ndodhur për dy arsye e para sepse Gjykata Kushtetuese është gjykatë e re dhe me ndërtimin e praktikës së saj po ndërtohet edhe ekspertiza e palëve për të argumentuar çështjet të caktuara dhe për t’i ndërtuar në atë mënyrë që kalojnë testin e pranueshmërisë. Po zhvillohemi paralelisht, numri i kërkesave për dallim nga Avokati i Popullit dhe kjo rezulton në konstatim preliminar që mund të ketë paqartësi se cili është mjeti efektiv në kuptim të kontestimit të procedurave të tejzgjatura gjyqësore numri i lëndëve që kemi pasur në trajtim nuk ka qenëjashtëzakonisht i madh”, theksoi ajo. 

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë, Albert Zogaj u shpreh se për gjykim në kohë të arsyeshme është edhe mungesa e resurseve dhe nevoja për rritje të buxhetit për gjyqësor. 

Ai u shpreh se po punojnë që kohëzgjatja e në procedure gjyqësore të jetë deri 6 muaj. 

Zogaj: Gjyqësorit duhet t’i jepet mbështetja e duhur

“Gjyqësorit duhet t’i jepet mbështetja e duhur pasi që në analizat e KGJK-së rezulton se në 20 vite, gjyqësori ka pasur buxhet dhe resurse për të mbijetuar por në asnjë mënyrë për t’u zhvilluar prandaj edhe kjo mund të rezultojë edhe si sfidë në adresimin e çështjeve për të cilën po diskutojmë këtu”, theksoi ai. 

Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe kryetarët e gjykatave të Kosovës por edhe anëtarë të shoqërisë civile./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat