Kurti kompanive amerikane: Kosova ofron një mundësi të artë për investime të reja

Aktuale

Kurti kompanive amerikane: Kosova ofron një mundësi të artë për investime të reja

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 20:37
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti zhvilloi takim virtual me Joshua Bolten, Kryeshef Ekzekutiv i Business Roundtable që është shoqata që përfaqëson kryeshefat ekzekutivë (CEO) të kompanive kryesore të ShBA-së.

Zhvillimi ekonomik dhe përparimi demokratik u veçuan nga Kurti si arsye pse Kosova ofron një mundësi të artë për investime të reja.

Kurti tha se me popullatën e re dhe profesionale që ka Kosova, shtrirjen më të gjerë të internetit në Evropë, potencialin e dëshmuar në fushën e teknologjisë së informacionit dhe me qeverinë që mbështet këtë sektor, Kosova synon që të bëhet qendra e radhës e kësaj fushe në Evropën Juglindore.

Në takimin e përbashkët me shefin e stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, u diskutuan mundësitë që Business Roundtable të jetë urë lidhëse ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe ndërmarrjeve amerikane.

U bë ftesë që ndërmarrjet amerikane ta konsiderojnë Kosovën në strategjinë e tyre të zgjerimit dhe planet e tyre për kontraktim të shërbimeve nga jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat