Aksioni në Shtërpcë, barten dokumentet e sekuestruara brenda Prokurorisë në Ferizaj

Aktuale

Aksioni në Shtërpcë, barten dokumentet e sekuestruara brenda Prokurorisë në Ferizaj

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 14:51
Rasim Maloku

Policia e Kosovës sot ka ndërmarrë një aksion në Shtërpcë, ku janë bastisur katër lokacione dhe janë sekuestruar dokumentacione dhe kamerat e vendosura nga strukturat ilegale serbe.

Teksa pas arritjes së materialit të sekuestruar në Prokurorinë e Ferizajt, është duke u bërë bartja e tyre nga kamionët në brenda ndërtesës.

Rasti është konfirmuar nga Prokurori në Ferizaj, Rasim Maloku, i cili është shprehur se janë duke e zbatuar një urdhëresë të gjykatës për kontroll dhe sekuestrim të dokumentacionit në objektin e strukturave ilegale.

“Jemi duke e zbatuar një urdhërese të gjykatës për kontroll dhe sekuestrim te dokumentacionit dhe pajisjeve ne objektin e strukturave ilegale”, është shprehur Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat