Çollaku: Aksioni i sotëm i policisë, mesazh që Kosova ushtron juridiksionin në tërë territorin

Aktuale

Çollaku: Aksioni i sotëm i policisë, mesazh që Kosova ushtron juridiksionin në tërë territorin

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 21:28
Fatmir Çollaku

Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku foli për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës ku janë sekuestruar rreth 20 kamera dhe pajisje tjera monitoruese të strukturave ilegale në Shtërpcë.

Çollaku tha e ky aksion i policisë në bashkëveprim me Prokurorinë dhe Gjykatën përcjell mesazh se Republika e Kosovës mëton ta ushtrojë juridiksionin e vet në tërë territorin e vet.

“Këto aktivitete të policisë për mua janë të pritshme në nivel të lartë profesional, mandatare dhe si të tilla përcjellin mesazhin te qytetarët e etnisë serbe dhe të të gjithë të tjerët se Republika e Kosovës mëton ta ushtroj juridiksionin e vet në tërë territorin e vet. Në sens dhe ne objektivat e saj Qeveria e Kosovës e ka për qëllim ushtrimin e juridiksionit në tërë territorin e vet. Kjo nënkupton edhe fillimisht identifikimin, pastaj edhe asgjësimin ose parandalimin e aktivitetit të strukturave paralele të cilat kanë qenë në vazhdimësi në Republikën e Kosovës, në pjesën veriore dhe në enklavat serbe dhe skenarë të ndryshëm nga Serbia të cilët përmes këtyre strukturave paralel dhe strukturave kriminale janë implementuar disa herë”, tha eksperti i sigurisë.

Përndryshe, Policia e Kosovës në orët e mëngjesit sot ka zbatuar urdhërin e Gjykatës së Ferizajt për basistjen e disa lokacioneve në Shtërpcë, komunë kjo me shumicë serbe. Në këtë askion janë sekuestruar 20 kamerat ilegale të vendosura në hapësira publike dhe pajisje monitoruese të strukturave ilegale përmes të cilave janë monitoruar lëvizjet e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat