“Jam vërtetë e prekur!”/ Deputetja e VV-së reagon pas “përqeshjes” që iu bë fjalimit të saj të djeshëm në Kuvend

Aktuale

“Jam vërtetë e prekur!”/ Deputetja e VV-së reagon pas “përqeshjes” që iu bë fjalimit të saj të djeshëm në Kuvend

Nga: M.L. Më: 8 korrik 2022 Në ora: 15:20
Tinka Kurti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti gjatë seancës së djeshme të Kuvendit ka mbajtur një fjalim lidhur me projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Paligjsjme.

Gjatë fjalimit, deputetes i është ngatërruar teksti. Kjo gjë bëri që ajo të komentohet dhe të bëhet lajm në disa media vendore.

E vet deputetja Kurti ka reaguar lidhur me këto reagime. Ajo ka thënë se i kupton ata që po e shpërndajnë lajmin për motive politike, duke kujtuar se janë bërë gabime aq të mëdha në politikë sa nuk mund të ringjallen më.

Postimi i plotë i deputetes Tinka Kurti:

Po, dje jam dekoncentruar gjatë fjalimit. Nuk ka qenë një ditë e lehtë për mua. Tash disa po e shpërndajnë atë pjesë. Të gjithë i kuptoj. Jemi persona publikë dhe sigurisht edhe subjekt i komentimit. E pranoj si normale. Edhe ata që e shpëdndajnë me motive politike i kuptoj. Kanë bërë gabime aq të mëdha në politikë sa nuk mund të ringjallen më.

Qoftë ky gabimi im më i madh. Për kaq, më duron ndërgjegjia. E ata që po më shkruajnë në mbështetje - situatat i bëjnë njerëzit. Situatat dhe qëndrimi mbi to e bëjnë jetën. Ju faleminderit, jam vërtetë e prekur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat