Shaqir Totaj shkon në punë me biçikletë

Aktuale

Shaqir Totaj shkon në punë me biçikletë

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 16:54
Shaqir Totaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka vendosur të shkojë në punë dhe të kthehet në shtëpi me biçikletë.

Totaj e publikoi vetë një fotografi në Facebook, duke shkruaj se “shtegu i biçikletave është në funksion të të gjithëve”.

“Përfundova ditën e punës dhe po shfrytëzoj transportin alternativ 🚴‍♀️ , për t’u kthyer në shtëpi. Shtegu i biçikletave 🚴‍♀️tashmë është në funksion të të gjithëve”, shkroi Totaj.

Kryetari i ftoi qytetarët që të veprojnë si ai, duke menduar për ambientin.

“Ju inkurajoj të veproni njejtë, të mbrojmë ambientin e qytetit tonë së bashku dhe të kujdesemi për shëndetin 🌱”, shkroi Totaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat