“Tifozë të cekët dhe pjestarë të OVL-së injoranta”

Aktuale

“Tifozë të cekët dhe pjestarë të OVL-së injoranta”

Nga: A.SH Më: 19 korrik 2022 Në ora: 18:08
Kompleksi Memorial "Adem Jashari" në Prekaz

Të dielën që kaloi, disa studentë të huaj vendosën ta vizitojnë Kompleksion Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ata nuk e vizituan dot Kompleksion pasi tifozët e Drenicës nuk kishin lejaur duke menduar se studentët ishin serbë.

Për këtë ka reaguar profesori Fadil Maloku i cili ka thënë se ata që ndaluan studentët janë miop duke shtuar jeni dëshumar injorantë dhe naivë.

Shkrimi i plotë:

Tifoz të cekët dhe pjesëtar të OVL- s injoranta!

1, Si ka mundêsi që studentët ndërkombëtar nga Akademia Verore Ndërkombëtare e Prishtinës, të jenë privuar nga (një grup i tifozëve të Klubit të Futbollit “Drenica”, i quajtur “Shqiponjat e Zeza”, me pretendimet se në mesin e studentëve paska pas edhe serbë!?) vizita e Memorialit antologjik, ku familja Jasharaj, u bë kurban i vetëdijshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosoves!?

2. Nëse, ky është "alibi" për "moslejim" atëherë tifozëve, po edhe ca pjesëtarëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nga Komuna e Skenderajt, u them troç; se sa miop që qenkeni! Po a e dini more të bekuar që këta 60 student, sikur vetëm nga një gjysëm fotoja ta bënin në mediet e tyre sociale, e ato foto të merrnin nga s'paku 100 like(like; lexoje si informatë, e jo si pelqim social) , i bie 3000 të tjerë do informojeshin për të vërtetën e ndodhur para 24 viteve!?

3. Mendoni, Ju se mjafton që vetëm Prekazi, Drenica, Kosova, e shqiptaria duhet ta dinë dhe mbajnë në mendje kokektive, masakren e familjes së Jasharajve?! Mos po kujtoni që jeni "Ju pronarët ekskluziv" të sakrifices sublime të familjes Jasharaj!? Apo ndoshta, mendoni dhe gjykoni që këtë të vërtetë, nuk ka nevojë ta kuptojnë, ta mësojnë dhe ta memorizojnë të tjerët, qofshin ata edhe armiqët tanë...!?

Sa naiva e injoranta që qenkeni dëshmuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat