Kryeziu për rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Bizneset duhet të kenë solidaritet ndaj qytetarëve

Aktuale

Kryeziu për rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Bizneset duhet të kenë solidaritet ndaj qytetarëve

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 22:39
Ilustrim

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu duke folur për rritjen e çmimeve të produkteve bazë, tha se duhet të shtohen kapacitet e inspektimit.

Kryeziu ka thënë se para se të shtohen kapacitet e inspektimit, duhet që të funksionalizohen dhe të rritet intensiteti i të gjitha kapaciteteve aktuale përveç masës mbikëqyrëse.

Sipas tij, bizneset duhet të kenë solidaritet ndaj qytetarëve.

“Unë nuk po e paragjykoj për momentin se a do të ishte çmim tavan apo do të ishte masë përcaktimi e marzhës së fitimit, por duhet të shtohen ndoshta edhe kapacitet e inspektimit. Por para se të shtohen ato duhet që të funksionalizohen dhe të rritet intensiteti i të gjitha kapaciteteve aktuale. Përveç masës mbikëqyrëse që gjithmonë është e nevojshme dhe mendoj që në situata të tilla të ngjashme duhet të ekzistojnë në njërën anë vetëdija e bizneseve e qytetarëve dhe në anën tjetër solidariteti i bizneseve me rastin në të cilën jemi”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai thotë përveç inspektimit, duhet të kemi mirëkuptim dhe solidaritet ndërsocial.

“Përveç inspektimit që është i nevojshëm duhet po ashtu që ta kemi edhe një mirëkuptim dhe solidaritet ndërsocial ashtu që të evitojmë raste kur individ dhe entitete përfitojnë nga situata jo e mirë dhe mandej shumica e qytetarëve pësojnë nga një sjellje e papërgjegjshme”, theksoi Kryeziu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat